Gënjeu se ishte me kancer për të marrë donacione monetare nga fansat, ylli i K-Pop vetëvritet në moshën 33-vjeçare

Gënjeu se ishte me kancer për të marrë donacione monetare nga fansat, ylli i K-Pop vetëvritet në moshën 33-vjeçare

18:42, 21/06/2023
A+ Aa A-

Trishtim i madh në skenën e muzikës K-Pop pasi ylli Choi Sung-bong vrau veten në moshën 33-vjeçare. Këngëtari i famshëm u gjet nga policia në shtëpinë e tij në lagjen Yeoksam-dong të Seulit në orën 9:41 të mëngjesit të së martës.

Sung-bong u bë i famshëm në konkursin ‘Korea’s Got Talent’ në vitin 2011 kur fitoi vendin e dytë, përpara se të nënshkruante një marrëveshje rekord me labelin ‘Bong Bong’.

Dy vjet më parë ai u zbulua se kishte gënjyer se kishte kancer, në mënyrë që të merrte donacione monetare nga fansat e tij. Kjo rezultoi me rënie të karrierës dhe aktivitetit të tij muzikor.

Para vdekjes së tij, ai la një mesazh në kanalin e tij në YouTube – i cili nuk është më i disponueshëm – ku tha: ” Përshëndetje, unë jam Choi Sung Bong. Arsyeja pse po e shkruaj këtë është për t’u dërguar një letër fansave të mi për herë të fundit në jetën time. Nëse jeni në gjendje ta shihni këtë, do të thotë se unë tashmë jam i vdekur”.

Ai shtoi: “Unë sinqerisht u kërkoj falje atyre që vuajtën për shkak të marrëzisë sime. Me vjen keq. I ktheva të gjitha donacionet që më janë dhënë në dy vitet e fundit. Tani dua të paguaj mëkatet e mia me jetën time”.

“Mendoj se durova mjaftueshëm. Me harroni dhe shpresoj që të gjithë të jenë të lumtur me jetën e tyre. Lamtumirë”, theksoi ai në fund.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco