Martohet Mattia Zaccagni, nusja i jep buqetën me lule motrës së vet

Martohet Mattia Zaccagni, nusja i jep buqetën me lule motrës së vet

11:35, 21/06/2023
A+ Aa A-

Futbollisti i Lazios, Mattia Zaccagni, u martua me Chiara Nasti, influencuesen napolitane, e cila në të kaluarën ka marrë pjesë edhe në L’Isola dei Famosi. Ceremonia e kurorëzimit u kry në Romë në bazilikën e Santa Maria në Ara Coeli.

Shumë VIP morën pjesë në dasmën e lojtarit bardhekaltër, nga Immobile te Cataldi, Casale dhe Romagnoli e deri te Marcel Jacobs. Çifti, i lidhur që nga vera e vitit 2021, tashmë ka një djalë, Thiago-n e vogël. Si çdo dasmë, në momentin kur nusja hedh buqetën e luleve, 25-vjeçarja fillimisht bëri sikur e hodhi dhe më pas u kthye dhe iu afrua motrës së saj, së cilës i dorëzoi direkt.

Një gjest që i befasoi të gjithë, duke nisur nga vetë Angela, e cila u shfaq mosbesuese dhe e emocionuar. Angela Nasti është fejuar me portierin e Napolit, Gollini. Një ndërlidhje që u konfirmua gjatë dasmës së Zaccagni dhe Chiarës ku mes dyqind të ftuarve, ishte edhe portieri i Napolit. Një histori, me sa duket, tashmë shumë e rëndësishme.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco