Pas Amerikës, Luizin e presin koncertet edhe në këtë shtet

Pas Amerikës, Luizin e presin koncertet edhe në këtë shtet

13:17, 20/06/2023
A+ Aa A-

Luiz Ejlli s’po gjen rehat në Shqipëri. Pasi përfundoi turin e koncerteve në SHBA, fituesi i ‘Big Brother VIP Albania’ do të niset drejt Britanisë së Madhe pasi janë planifikuar disa koncerte për të.

Ishte vetë Luizi ai që sapo ndau në rrjetin e tij social ‘Instagram’ disa postera nga koncertet që do mbahen në 23 dhe 24 Qershor në Londër.

Nuk dihet nëse edhe këtë radhë do të shkojë pa Kiarën, apo tani që moderatorja e përfundoi eksperiencën si drejtuese e emisionit ‘Kepi i Tundimeve’, mund të shkojë me të. Por, se pari duhet viza!

Kujtojmë se Luizi qëndroi në SHBA për disa javë, ku u dhuroi shqiptarëve të Amerikës kënaqësinë që ta shohin nga afër e që të dëgjojnë muzikë nga zëri i tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco