Getinjo dhe Mozzik përfshihen në një aksident rrugor, ja si është gjendja e dy këngëtarëve

Getinjo dhe Mozzik përfshihen në një aksident rrugor, ja si është gjendja e dy këngëtarëve

12:04, 20/06/2023
A+ Aa A-

Dy reperët e njohur kosovar, Getinjo dhe Mozzik janë përfshirë së fundmi në një aksident trafiku rrugor.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Getinjo përmes një postimi në Instagram.

Ai ka publikuar në InstaStory një foto të makinës së tij të tipit S Class, ku pjesa e pasme e së cilës ishte e dëmtuar si pasojë e aksidentit.

Ndërsa krahas saj Getinjo shkruan: “Për mësysh”.

Image

Sipas disa burimeve për “Prive”, aksidenti që u përshinë dy vëllezërit ka ndodhur në afërsi të të fshatit Varosh në Ferizaj rreth orës 20:00 të mbrëmjes së djeshme.

Ndërsa si pasojë e këtij aksidenti reperët nuk kanë pësuar lëndime fizike por ka vetëm dëmtime materiale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco