Marc Anthony bëhet baba për herë të shtatë

Marc Anthony bëhet baba për herë të shtatë

10:16, 20/06/2023
A+ Aa A-

Marc Anthony dhe bashkëshortja e tij, modelja 23-vjeçare, Nadia Ferreira, janë bërë prindër.

Këngëtari publikoi një foto me të voglin/ën ku shkruan: “Koha e Zotit është gjithmonë e përsosur. Gëzuar Ditën e Babait.”

Marc Anthony dhe Nadia u martuan në një ceremoni në muzeun e artit “Pérez” në Miami, më 28 janar të këtij viti. Për Nadia-n ky është fëmija i parë, ndërsa për këngëtarin, i shtati.

Marc Anthony është gjithashtu babai i 6 fëmijëve të tjerë:  

I binjakëve Max dhe Emme (14 vjeç), për të cilët bashkëprindëron me Jennifer Lopez;

I Cristian Marcus (22 vjeç) dhe Ryan Adrian Muñiz (19 vjeç), për të cilët bashkëprindëron me Dayanara Torres.

I Ariana (28 vjeç) dhe Chase (27 vjeç), për të cilët bashkëprindëron me Debbie Rosado.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco