Gjyshi i Rita Orës nderohet me çmimin e rëndësishëm në qytetin e Pejës

Gjyshi i Rita Orës nderohet me çmimin e rëndësishëm në qytetin e Pejës

08:43, 20/06/2023
A+ Aa A-

Besim Sahatçiu ishte një nga regjisorët shqiptarë më të njohur në periudhën e Ish-Jugosllavisë.

I lindur dhe rritur në qytetin e Pejës, prej edhe nga ka origjinë familja e tij, Sahatçiu la gjurmë në kinematografinë e atëhershme, fama e të cilit u shtri edhe jashtë kufijve të Kosovës.

E si ‘dardha që bie nën dardhë’, një sukses të ngjashëm, por të përmasave edhe më të mëdha e gëzon sot edhe mbesa e tij, këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora.

Sot, Komuna e Pejës ka ndarë një mirënjohje të veçantë për artistin e madh të kësaj familjeje. Përkatësisht, të ndjerit i është dhënë titulli “Qytetar nderi” nga i pari i komunës, në një ceremoni modeste, ku mirënjohjen e ka pranuar bashkëshortja e tij, Besë Sahatçiu.

Rita më herët ka treguar në disa intervista se ka qenë shumë e lidhur me gjyshin e saj, i cili gjithmonë e ka inkurajuar të ndërtojë karrierë jashtë vendi.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco