Rezart Veleshnja: Ka prezantues të njohur që bëjnë gjëra më perverse se Safet Gjici

Rezart Veleshnja: Ka prezantues të njohur që bëjnë gjëra më perverse se Safet Gjici

19:07, 17/06/2023
A+ Aa A-

Aktori i humorit, Rezart Veleshnja ka bërë një deklaratë të fortë në rrjetet sociale, ndërsa ka komentuar video-skandalin e ish-kryebashkiakut të Kukësit, Safet Gjici. Ai thotë se ka pafund prezantues të njohur emisionesh të cilët janë perversë dhe bëjnë gjëra shumë të frikshme.

“Ne kemi prezantues të mëdhenj ekranesh, të njohur emisionesh që janë perversa dhe bëjnë gjëra shumë të frikshme, jo si kjo e Safetit.

Bëjnë gjëra shumë të frikshme, ngatërrohen nëpër familje. Hajde, se do dalin dhe këto të tjerat. Kështu që kjo e Safetit ishte më vogla”, tha aktori.

Veleshnja nuk zgjodhi të tregonte emra, mirëpo deklarata e tij po komentohet masivisht në rrjet, e madje po specifikohen edhe emrat e moderatorëve.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco