Kastro Zizo udhëton drejt SHBA-së: Do takoj një ndër ‘top 3’ gratë më të fuqishme në planet

Kastro Zizo udhëton drejt SHBA-së: Do takoj një ndër ‘top 3’ gratë më të fuqishme në planet

21:30, 16/06/2023
A+ Aa A-

Artisti i njohur Kastro Zizo ka zbuluar se do të udhëtojë pas disa ditësh në New York për një projekt shumë të madh. Teksa ishte i ftuar në “Top albania radio” ai tha se do takohet me një nga gratë të fuqishme në planet.

“New York ka një komunitet shumë të mirë, unë iki për pak ditë prapë, për një projekt shumë të madh dhe të takoj një person tjetër. Është gocë, një ndër ‘top 3’ gratë më të fuqishme në planet. Kaq mund të them por po iki edhe për disa projekte të tjera”

Prezantuesja e kuptoi se ishte Kamala Harris dhe çunat e pranuan.

Ata zbuluan gjithashtu se kënga e tyre që shënoi karrierën e grupit të tyre ishte “Lodhem” e njohur gjerësisht edhe si “Ja ke fut kot plako”. Mirëpo, grupi pranoi se ajo ka qenë kënga që ata nuk kanë dashur të bëhet, por me insistimin e personave të tjerë u publikua.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco