Fansi i Ricky Martin i nënshtrohet 40 operacioneve estetike për t'u dukur si idhulli i tij

Fansi i Ricky Martin i nënshtrohet 40 operacioneve estetike për t'u dukur si idhulli i tij

21:06, 16/06/2023
A+ Aa A-

Fran Mariano, një fans argjentinas i superyllit latin, Ricky Martin, i është nënshtruar dhjetëra procedurave të ndryshme kozmetike në përpjekje për të kopjuar pamjen e idhullit të tij.

Ricky Martin është një nga emrat më të mëdhenj në industrinë e argëtimit. Ai është një ikonë globale me miliona fansa në të gjithë botën, por pak janë aq të fiksuar sa Fran Mariano, një burrë argjentinas që është përpjekur të bëhet 'klon' i Ricky Marin që kur këngëtari portorikan u emërua një 100 burrat më seksi në botë.

Ai ka provuar të gjitha llojet e mënyrave për ta transformuar veten në Ricky Martin, duke përfshirë injektimin e vajit motorik në vetullat e tij, si dhe dhjetëra procedura të tjera që e kanë lënë me pasoja të rënda fizike dhe psikologjike./ar.sh/SYRI.NET

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco