Turneu botëror i Beyonces bëhet shkaku i rritjes së inflancionit në Suedi?

Turneu botëror i Beyonces bëhet shkaku i rritjes së inflancionit në Suedi?

09:01, 16/06/2023
A+ Aa A-

Kryeekonomisti i Suedisë në Danske Bank, Michael Grahn, ka treguar së fundmi se një vizitë e Beyoncé në Stockholm mund të shpjegojë pse norma ishte më e lartë se sa pritej.

Image

“Fillimi i turneut botëror të Beyonce në Suedi duket se ka ngjyrosur inflacionin e majit”, tha Grahn në një postim në rrjetet sociale.

Çmimet e konsumit u rritën me 9.7% në maj nga viti në vit, nga 10.5% në prill, duke e bërë kështu herën e parë që inflacioni është nën 10% në më shumë se gjashtë muaj.

“Ulja e çmimeve të energjisë elektrike dhe ushqimeve kontribuoi në uljen e normës së inflacionit në maj”, treguan Statistikat e Suedisë, ndërsa në të njëjtën kohë u rritën kostot e mallrave dhe shërbimeve të caktuara.

“Për shembull, vizitat në hotele dhe restorante, shërbime rekreative dhe veshje,” theksoi agjencia.

Image

Grahn tha se koncerti i saj i shumëpërfolur në maj “ndoshta” përbënte 0.2 nga 0.3 pikë përqindjeje të shtuara në inflacion nga çmimet e hoteleve dhe restoranteve.

Dhjetëra mijëra fansa u dyndën në Stockholm në mes të majit për të parë dy koncertet që nisën turneun e saj të parë solo në shtatë vjet. Sipas vlerësimeve, turma në çdo koncert ishte 46,000, me disa të detyruar të qëndronin jashtë kryeqytetit ndërsa hotelet mbusheshin.

U raportua se një numër fansash kishin udhëtuar nga jashtë për të parë shfaqjet, duke përfituar nga monedha e dobët suedeze dhe çmimet më të ulëta të biletave.

Ndër të tjera Grahn tregoi për Ëall Street Journal se efekti ishte “shumë i rrallë” dhe ai priste që situata të kthehej në normalitet në qershor. Inflacioni në Suedi arriti kulmin në dhjetor në 12.3%, një nivel më i lartë në më shumë se 30 vjet dhe më pas u ngadalësua pak në janar në 11.7%, por papritur u rrit përsëri në 12% në shkurt.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco