Martohet vajza e madhe e Eminem, Alaina Scott

Martohet vajza e madhe e Eminem, Alaina Scott

18:08, 14/06/2023
A+ Aa A-

Vajza e madhe e reperit amerikan, Eminem, Alaina Scott, u martua me Matt Moeller të premten e kaluar në një dasmë në natyrë në Detroit e rrethuar nga 125 anëtarët e familjes dhe miqtë e tyre më të ngushtë.

Image

“9 qershor 2023 thjesht një nga ditët më të mira të jetës sime ”, shkroi nusja 30-vjeçare në një postim në Instagram me foto nga festa.

“Në këtë jetë dhe në tjetrën, shpirti im do të gjejë gjithmonë tuajin”, ka shkruar tutje ajo.

Postime përfshinte foto artistike të Scott dhe Moeller duke u puthur në një çati dhe pastaj përsëri në një ashensor, duke u përqafuar nga një makinë e vjetër, me unazat e tyre të martesës, duke ndarë kërcimin e tyre të parë dhe duke pozuar me festën e tyre të dasmës, ku përfshihej edhe vajza tjetër e Eminem, Hailie Scott.

Për ditën e paharrueshme, Alaina mahniti me një fustan të zbukuruar në stilin sirene, me mbulesë jashtë shpatullave dhe një material të zgjatur pas prej tyli.

Një kurorë koke me xhevahire dhe një vello e gjatë i zbukuronin flokët e saj ngjyrë kafe me onde.

Nga ana e tij, Moeller kishte veshur një xhaketë të bardhë sipër pantallonave të zeza, ndërsa pjesa tjetër e dasmës – shoqërueset dhe dhëndrit – kishin veshur kostume të zeza nga koka te këmbët.

Pas më shumë se shtatë vitesh lidhje, Moeller i propozoi Alainës në dhjetor 2021.

Ndërkohë, motra e saj e vogël Hailie, 27 vjeçe, u fejua me të dashurin e saj prej shumë vitesh, Evan McClintock, në shkurt.

Eminem dhe ish-gruaja Kim Scott mirëpritën Hailie në 1995.

Ai adoptoi ligjërisht Alainan, të cilën ai shpesh e quan Lainey, në fillim të viteve 2000. Nëna e saj, motra e Kim, luftoi me varësinë nga droga dhe përfundimisht vdiq nga një mbidozë e dyshuar në vitin 2016.

Fëmija i tretë i Eminem është 21-vjeçari Stevie Scott, prindërit biologjikë të të cilit janë Kim dhe burri me të cilin u takua mes dy martesave të saj me fituesin e “Grammy”-t, Eric Hartter.

Eminem adaptoi ligjërisht Stevie në 2005 me pajtimin e ish-çiftit. Hartter thuhet se vdiq në vitin 2019.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco