Mikja e ish-banores rrëfehet për herë të parë: Kishte shumë presion…

Mikja e ish-banores rrëfehet për herë të parë: Kishte shumë presion…

12:47, 14/06/2023
A+ Aa A-

Moderatorja e njohur Kiara Tito ishte një ndër konkurentet e “Big Brother Vip 2”, e cila arriti që të pëlqehet nga një pjesë e madhe e publikut shqiptar.

E teksa ndodhej  në shtëpi si çdo konkurrent tjetër edhe ajo rrjetet sociale ia la në menaxhim mikes së saj më të ngushtë Liesa Haxhiasllani.

E ftuar në emisionin “Natën me Aulonën”, Liesa tha se nuk e priste që të Kiara të merrte menjëherë një kaq shumë ndjekësa në Instagram.

Ndër të tjera ajo u shpreh se ka pasur momente që është ‘penduar’ se ka marrë këtë përgjegjësi kaq të madhe.

“Kiara kur mori pjesë në Big Brother tha do futem dhe 2-3 javë do dal, është e sigurt, se unë nuk i përballoj dot sherret, debatet. Thjesht për eksperiencë po futem tha. Askush se priste që do ndodhte e gjithë ajo gjë që ndodhi, u kthye në fenomen bashkë me Luizin dhe ishte përgjegjësi shumë e madhe pjesa e rrjeteve sociale sepse ka patur shumë komente, herë pas here edhe komente negative.

Duhet të ruaja një neutralitet edhe kur bëhej fjalë për banorë të tjerë sepse nuk mund të reagoja në emër të Kiarës. Kujtoj rastin kur ndodhi përplasja me Efin. Pati shumë komente që pse s’po reagon, pse s’po publikon diçka në Instagram-in e Kiarës. Pas 2 ditësh ato u pajtuan. Nëse do ta kisha sharë Efin në Instagram-in e Kiarës, unë do kisha dalë e keqe. Ishe vërtet shumë presion. Ishte hera e parë dhe për mua që duhet të merresha me aq shumë komente. Ka patur momente kur thoja obobo pse e mora unë këtë përgjegjësi”, tha Liesa.

Kujtojmë që Kiara dhe Liesa u njohën dhe krijuan një miqësi para shumë vitesh në emisionin ‘Select’ ku dy vazjat ishin moderatore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco