Bad Bunny iu përgjigj aludimeve që Kendall Jenner është shtatzënë me fëmijën e tij

Bad Bunny iu përgjigj aludimeve që Kendall Jenner është shtatzënë me fëmijën e tij

12:12, 14/06/2023
A+ Aa A-

Në episodin e katërt të “The Kardashians”, një producent e pyeti Kendall-in se si po shkon shtatzënia dhe modelja i dha një nënqeshje dhe kaq mjaftoi që njerëzit të aludonin se Kendall është në pritje të ëmbël. Si iu përgjigj Bad Bunny, i dashuri i saj, thashethemeve që Kendall Jenner është shtatzënë?

Ai i quajti ato një trillim total në një intervistë me Yahoo të botuar më 13 qershor 2023 dhe komentoi se ishin ushqim i vazhdueshëm për thashetheme të pabazuara.

“Mendoj se kjo ka ekzistuar gjithmonë dhe do të ekzistojë gjithmonë. Është qesharake. Më trishton dhe është për të ardhur keq në të njëjtën kohë - jo për mua, por më shumë për njerëzit [që përhapin thashetheme] sepse është qesharake të shohësh se si flasin me besim,” u shpreh ai.

“Kur dikush është i ekspozuar ndaj famës dhe këtij mjedisi, tani kushdo mund të thotë çfarë të dojë për ty,” shtoi këngëtari.

Dikush t’i kujtojë Bad Bunny-t se këto thashetheme lindën sepse familja Kardashian i provokoi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco