Selena njofton se do të rikthehet në muzikë

Selena njofton se do të rikthehet në muzikë

08:41, 14/06/2023
A+ Aa A-

Mes zërave se mund të jetë rindezur drama mes fansave të Hailey-t dhe Selena-s, kjo e fundit ka publikuar një album fotosh në Instagram, nga studioja muzikore, për të njoftuar njerëzit se po, do të rikthehet me një këngë të re.

“Mos u shqetësoni, po vjen. Edhe nga Parisi”, shkroi ajo.

Fansat e Gomez menjëherë kanë reaguar dhe kanë shprehur emocionet e rikthimit të këngëtares në muzikë.

Nëse ajo po punon për të sjellë një album muzikor, do të jetë një rikthim pas pothuajse 3 vitesh mungesë. Albumi i fundit nga Selena është “Rare”, (2020).

Selena prej disa javësh ndodhet në Paris dhe ka ndarë me fansat foto nga udhëtimi dhe momente nga përditshmëria.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco