Edhe nëse ndahet nga Cristiano Ronaldo, Georgina Rodriguez është e  ‘larë’ në lekë!

Edhe nëse ndahet nga Cristiano Ronaldo, Georgina Rodriguez është e ‘larë’ në lekë!

17:18, 13/06/2023
A+ Aa A-

Lajmet që Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez janë ndarë bënë xhiron e rrjetit një kohë dhe akoma nuk kanë pushuar. Ndonëse dyshja janë shfaqur bashkë në publik dhe në mediat sociale, sërish mediat portugeze kanë parashtruar çfarë do të ndodhte nëse ato ndahen.

Marrëveshja paramartesore e Cristiano Ronaldo-s dhe Georgina Rodriguez:

Një raport nga “TV GUIA” ka përshkruar se çfarë do të ndodhte pasi çifti të arrinte një lloj “marrëveshjeje paramartesore”.

Kjo marrëveshje ekziston në rast të problemeve mes çiftit dhe në këtë rast Georgina do të merrte një mbështetje të rëndësishme ekonomike nëse ata ndaheshin.

Thuhet se Gio do të marrë një një pagesë prej rreth 100 mijë eurosh në muaj nëse ndahet nga futbollisti.

Kjo marrëveshje me sa duket parashikon edhe që shtëpia e familjes në La Finca të Madridit do të kalonte në emër të Georgina-s.

Është e paqartë nëse kjo është e vërtetë apo jo!

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco