Kida në një lidhje dashurie? Këngëtarja publikon videon me ‘mashkullin misterioz’

Kida në një lidhje dashurie? Këngëtarja publikon videon me ‘mashkullin misterioz’

16:27, 13/06/2023
A+ Aa A-

Këngëtarja Orhidea Latifi e njohur si Kida është një ndër artistet më të suksesshme të estradës shqiptare.

Edhe pse është shumë aktive në rrjetet sociale ku ndan me fansat momente nga përditshmëria e saj, përsa i përket jetës së saj sentimentale ajo është shumë diskrete.

E teksa artistja ndodhet në Dubai duke xhiruar videoklipin e këngës së saj më të re, ajo ka ndarë me fansat disa foto dhe video në Instagram.

Mirëpo një nga vdieot që ajo postoi në InstaStory ka tërhequr vëmendjen e publikut, pasi shihet qartë dora e një djali i cili po ia ledhaton kokën, ndërsa këngëtarja nuk e ka zbuluar identitetin e tij.

Kaq ka mjaftuar që fansat të aludojnë se ai është djali misterioz për të cilin prej kohësh është përfolur për një lidhje me Kidën, pasi edhe ai jetonte në Dubai.

Nuk dihet djali në video është me të vertetë i dashuri i saj apo jo, ndërsa presim të shohin nëse ky lajm do konfirmohet nga ana e këngëtares.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco