VIDEO/ Fansi 'i çmendur' heq Rolex-in nga dora dhe ia dhuron Luizit gjatë koncertit, ja reagimi i këngëtarit

VIDEO/ Fansi 'i çmendur' heq Rolex-in nga dora dhe ia dhuron Luizit gjatë koncertit, ja reagimi i këngëtarit

13:54, 13/06/2023
A+ Aa A-

Këngëtari i njohur Luiz Ejlli pak ditë më parë ka anonçuar turin e tij të koncerteve në SHBA dhe prej disa ditësh ai ndodhet në Amerikë ku ka performuar në disa vende, për fansat e tij të zjarrtë që e kanë pritur më së miri.

Prej nga 9 qershori këngëtari shkodran Luiz Ejlli ndodhet në SHBA ku po mban koncerte në kuadër të turit disa ditor në qytete të ndryshme të botës.

Në një prej koncerteve, këngëtari është befasuar nga një fans, i cili ka hequr orën e tij Rolex nga dora për t’ia dhuruar këngëtarit, i cili në fillim insiston që të mos e mbajë.

E megjithatë fansi duket i sigurt, duke i thënë Luizit: Mbaje, mbaje!

Fansat e zjarrtë të këngëtarit kanë krijuar një atmosferë të paparë, duke brohoritur dhe kënduar bashkë me të.

@king_florild #meluizin #teamluizejlli #luizejlli #rolex ♬ original sound - 𝕂𝕚𝕟𝕘-𝔽𝕝𝕠 👑

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco