Stallone thotë atë që nuk pritej në lidhje me Schwarzenegger

Stallone thotë atë që nuk pritej në lidhje me Schwarzenegger

18:20, 12/06/2023
A+ Aa A-

Sylvester Stallone dhe Arnold Schwarzenegger kanë qenë dy nga yjet më të mëdhenj të filmave aksion në historinë e kinematografisë.

Kjo gjë ka bërë që mes tyre të kishte një rivalitet të pashmangshëm në Hollivud. Por, është vetë Stallone ai që duket se i ka dhënë fund debatit, duke pranuar se Arnold Schwarzenegger ka qenë më lart se ai.

‘Filmi i parë i Rambos ka qenë një pikë kthese në filmat aksion, pasi mbështeteshe te fiziku për të treguar historinë. Dialogu nuk ishte i nevojshëm. Pashë që kishte një mundësi të mirë, sepse askush tjetër nuk e bënte këtë… përveç një tipi nga Austria’, thotë Stallone duke iu referuar Schwarzeneggerit.

Kjo ishte periudha kur nisi rivaliteti mes aktorëve, që u shndërrua në armiqësinë Rambo vs Terminator.

‘Ai ishte më lart. Kishte fizikun dhe forcën. Kaq ishte personazhi i tij. Mua më rrihnin paq nëpër filma, ndërsa atë kurrë nuk e kanë dominuar’, shton më tej Sylvester Stallone.

Edhe pse rivalë, Stallone dhe Schwarzenegger kanë luajtur edhe bashkë nëpër filma, si në sagën ‘Mercenarët’ ose në filmin ‘Escape Plan’ (2013).

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco