Vuan nga skleroza, Lil Wyne nuk mban mend asnjë nga hitet e tij

Vuan nga skleroza, Lil Wyne nuk mban mend asnjë nga hitet e tij

16:41, 12/06/2023
A+ Aa A-

Reperi i njohur Lil Wyne është një ndër artistët më të preferuar nga publiku, pavarësisht problemit me humbjen e kujtesës.

Së fundmi ai ka zhvilluar një intervistë për “Rolling Stone” zbuloi se nuk mban mend asnjë nga këngët apo projektet e tij muzikore.

“Unë nuk e njoh ‘Tha Carter III’, ‘Tha Carter II’, ‘Tha Carter One’ nga ‘Tha Carter IV’” dhe kjo është vetëm e vërteta. Mund të gënjesh, mund të më pyesësh për këngën dhe as unë nuk do ta di se për çfarë po flasim.”- tha Wyne.

I pyetur nga gazetari për këngën e tij të preferuar, ai tha se nuk ka një të tillë, pasi nuk mban mend.

“Kënga ime e preferuar është e fundit që kam regjistruar. Dhe pastaj do ta harroj pas regjistrimit të radhës”, tha reperi.

Por pavarësisht humbjes së kujtesës, artisti i hitit ‘Sucker for Pain’ është ende i fokusuar të bëhet reperi më i mirë në planet.

Ai tha se po e ndjek këtë qëllim me: “Çdo veprim të vetëm, çdo fjalë të vetme, çdo qasje të vetme.

Kujtojmë që Wayne ka publikuar 285 këngë gjatë karrierës së tij 24-vjeçare.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco