Avokati i Britney Spears i përgjigjet pretendimeve të ish-bashkëshortit të saj

Avokati i Britney Spears i përgjigjet pretendimeve të ish-bashkëshortit të saj

15:46, 12/06/2023
A+ Aa A-

Ish-bashkëshorti i Britney Spears Kevin Federline, pretendon se ajo përdor një lloj droge të quajtur metamfetamina.

Në lidhje me këto pretendime ka reaguar së fundmi avokati i artistes. Thuhet se ai i ka dërguar një letër ligjore “DailyMail”, në të cilën i kërkon të bëhet një hetim në lidhje me shfrytëzimin e fëmijëve të mitur të Spears, Sean Preson dhe Jayden, që i ndan me ish-bashkëshortin e saj.

“Daily Mail, përmes Daphne Barak, postoi dje një histori që përmbante trillime të shumta të rreme dhe shpifëse në lidhje me klienten time Britney Spears që i atribuohen Kevin Federline dhe fëmijëve të tij, veçanërisht në lidhje me METH”, fillonte letra. Rosengart vuri në dukje se Federline, i cili ishte i martuar me Spears, 41 vjeçe nga 2004 deri në 2007, “e pranoi falsitetin e historisë me Barak”.

“Kam mësuar veçmas se në disa raste, Barak kërkoi të kontaktonte Britney-n me pretendime të rreme, përsëri fëmijët e saj të mitur, gjë që është shfrytëzuese dhe ngacmuese”, vazhdoi letra e avokatit.

Letra përfundon, “Britney është me të vërtetë një figurë publike, por kjo është plotësisht e papranueshme”.

Reagimi u bë pasi u tha se familjarët janë të shqetësuar për Britney-n për shkak të METH si dhe mund të përfundojë sikurse Amy Winehouse.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco