VIDEO/ Aktori Jared Leto ngjitet në murin e hotelit në Berlin, kalimtarët të shokuar

VIDEO/ Aktori Jared Leto ngjitet në murin e hotelit në Berlin, kalimtarët të shokuar

20:56, 07/06/2023
A+ Aa A-

Aktori Jared Leto është parë duke u ngjitur në murin e gurtë të Hotel De Rome në Berlin të hënën. Një video që u shfaq në Twitter të martën, në më pak se 24 orë ka grumbulluar 4.7 milionë shikime dhe afro 17 mijë pëlqime. Jared Leto u ngjit në një lartësi të rrezikshme, raporton "Marca". Një turmë e madhe u mblodh për të parë se çfarë po ndodhte, ndërsa kalimtarët nuk mund t’u besonin syve kur kuptuan se ishte me të vërtetë Leto duke u ngjitur në murin e gurtë.

TMZ ka raportuar se Leto po kalonte pak kohë me Younes Zarou, një influencues që kryen truke dhe marifete të çmendura në platformën e mediave sociale.

Fansat kanë vërshuar me komentet e tyre në Twitter, për të shprehur habinë për videon. "Spiderman godet ndryshe”, ka bërë shaka një përdorues i rrjeteve sociale. "Pse?????", pyet një tjetër.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco