Isli Islami ka qenë një nga figurat më të njohura të Top-Channel.
Karriera e tij nisi fillimisht nga departamenti i informacionit si spiker lajmesh, më pas drejtoi prej vitesh programin “Wake-Up” fillimisht krah Eno Popit dhe më pas me Oriela Nebijaj.
Por Isli ka qenë gjithashtu edhe pjesë e programeve të ndryshme të Topit si “Në një javë” dhe së fundmi në “Dancing with the Stars”.
Më pas Islin nuk e pamë më të angazhuar në Top Media derisa dje ai postoi një foto nga programi i tij i ri në Radio Travel. Mos ndoshta tani do ta dëgjojmë vetëm në radio?! Kjo mbetet për tu parë në vijim…
© SYRI.net