Dasma që bashkoi familjet mbretërore

Dasma që bashkoi familjet mbretërore

17:29, 03/06/2023
A+ Aa A-

Dashuria dhe gjeopolitika u martuan në Jordani kur Princi i Kurorës Hussein, djali i madh i Mbretit Abdullah II, u martua me arkitekten saudite, Rajwa Alseif, vajza e një biznesmeni shumë të pasur, i cili është shumë i afërt me familjen mbretërore saudite.

Dasma, një ngjarje historike tre-ditore në Jordani, mblodhi anëtarë të shumtë të familjes mbretërore të botës, si dhe liderë politikë dhe biznesmenë të fuqishëm. Të ftuarit në festimet përfshinin Zonjën e Parë të Shteteve të Bashkuara, Jill Biden, Mbretin dhe Mbretëreshën e Holandës, Mbretin Emeritus të Spanjës, Juan Carlos së bashku me gruan e tij, Mbretëreshën Sofia dhe Princin William të Anglisë dhe të tij Dukeshën Kate Middlelton.

Për të ftuarit, si dhe për popullin jordanez, martesa përfaqëson vazhdimësinë e një mbretërie të vlerësuar për stabilitetin e saj.

“Djali i madh i Mbretit është djali i të gjithë jordanezëve. Ne kemi pritur me padurim të marrim pjesë në këtë dasmë.”

“Dua të them se jam jashtëzakonisht i lumtur që dasma e princit të kurorës erdhi. Ndihem krenar dhe i lumtur. Kjo është dasma e të gjithë jordanezëve dhe e të gjithë të rinjve. E gjithë Jordania është e lumtur, gëzimi shihet në të gjitha qytetet.”

Vëzhguesit thonë se kjo rifreskon imazhin e monarkisë. Për më tepër, ky bashkim mund të jetë fillimi i një afrimi midis Jordanisë së varfër dhe fqinjit të saj të pasur saudit që mund të përkthehet në investime dhe prosperitet.

Por kjo nuk është hera e parë që një jordanez martohet me një saudit. Familja mbretërore e Jordanisë ka lidhje me Arabinë Saudite ndër shekuj. Familja mbretërore Hashemite e Jordanisë e ka prejardhjen e saj në Mekë. Por vetëm disa vjet më parë, një aktakuzë në një gjykatë në Jordani akuzoi një princ të lartë jordanez se kërkonte mbështetjen e Arabisë Saudite në një komplot për të rrëzuar mbretin e Jordanisë. Ai episod çoi në rritjen e tensioneve, por tanimë Arabia Saudite, natyrisht, mbështet monarkun dhe stabilitetin e Jordanisë.

Princi i Kurorës, Hussein mban emrin e gjyshit të tij, mbretit Husein, i cili sundoi Jordaninë për gati 50 vjet dhe e forcoi atë së bashku me aleatin e SHBA-së në rajon. Princi Hussein ai ka qenë në qendër të vëmendjes që kur lindi, dhe tani ai po përgatitet për të pasuar babain e tij 61-vjeçar, Mbretin Abdullah II. Qëkur u diplomua në Universitetin Georgetoën në Uashington DC dhe mori pjesë në Akademinë Mbretërore Ushtarake të Mbretërisë së Bashkuar në Sandhurst, princi i ri i kurorës ka qenë në krah të babait të tij në takimet në Shtëpinë e Bardhë.

Sa i përket nuses, Rajwa Alseif, ajo flet rrjedhshëm arabisht, anglisht dhe frëngjisht, dhe ka studiuar arkitekturë në Nju Jork dhe dizajn në Los Angeles. Por ajo që bie në sy tek ajo është trashëgimia e saj saudite. Babai i saj është një biznesmen i pasur që drejton një nga kompanitë më të mëdha të ndërtimit në Lindjen e Mesme jashtë Arabisë Saudite.

Më e rëndësishmja, nëna e saj rrjedh nga familja al-Sudairi, dhe kjo lidhet drejtpërdrejt me prejardhjen e nënës së mbretit Salman të Arabisë Saudite dhe princit të kurorës dhe jo është arsyeja pse  kjo martesë ka marrë kaq shumë vëmendje jo vetëm sepse është dasma e një mbreti të ardhshëm, por sepse po shihet si një bashkim midis familjes mbretërore të Jordanisë dhe Arabisë Saudite.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco