Nisur nga Olta Boka, si t’i përgjigjesh një fëmije që të pyet se si bëhen bebet

Nisur nga Olta Boka, si t’i përgjigjesh një fëmije që të pyet se si bëhen bebet

10:29, 03/06/2023
A+ Aa A-

E ftuar në “Në kurthin e Piter Panit”, Olta Boka u përball me një pyetje e sikletshme nga një vogëlushe që e pyeti se çfarë hëngri që bëri një vajzë dhe Olta, e sikletosur u përgjigj se “hëngri një ëmbëlsirë”.
 
Nisur nga kjo, si t’i përgjigjesh një pyetjeje të sikletshme?
 
Së pari, përgjigjja varet nga mosha e fëmijëve dhe paraprakisht, është mëse okay që ta "zbukurosh" paksa të vërtetën. Sipas Amanda Gummer, psikologe e fëmijëve, ajo shprehet: “Është më e sikletshme për të rriturit sesa për fëmijët. Fëmijët janë më të prirur që të kërkojnë fakte, ndaj përqendrohuni te procesi biologjik, pa dhënë shumë detaje. Për shembull, mund të thuash: “Prindërit e duan aq shumë njëri-tjetrin, sa krijojnë një qelizë speciale që rritet si bebe”.
 
Sipas Jillian Amodio, themeluese e “Moms for Mental Health”, duhet të jesh sa më specifike në termat e përdorur, që të mos keqinformosh fëmijën.
 
Diçka që rekomandoj është që të emërtosh pjesët e trupit. Kjo i jep fëmijës idenë e duhur dhe të qartë që mund të flasë lirisht për trupin e vet, duke pasur më shumë vetëbesim në pamjen e jashtme dhe në informacionet e marra. Fëmijët e vegjël pyesin shumë për trupin dhe sidomos për barkun, mënyrën se si rritet bebi brenda në bark dhe se si jeton “atje brenda”, pa u interesuar shumë për pjesën e seksit”.
 
Është shumë e rëndësishme që prindërit të jenë të hapur dhe të përgjigjen shkurt, për të mos e komplikuar situatën.

Saktësisht, ç’të thuash?

Mund të përgjigjesh si Olta kur të pyet se çfarë ha, por me përgjigjen tënde, të japësh edhe një këshillë, si për shembull: “Kam ngrënë perime se të bëjnë shumë mirë dhe bebi lind i shëndetshëm”, apo “kam ngrënë shumë supë dhe fruta”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco