Ndryshon sërish lista: Ja kush është njeriu më i pasur në botë

Ndryshon sërish lista: Ja kush është njeriu më i pasur në botë

08:56, 02/06/2023
A+ Aa A-

Elon Musk është bërë edhe një herë personi më i pasur në botë pasi tejkaloi miliarderin francez Bernard Arnault, i cili zotëron perandorinë e mallrave luksoze, LVMH Moët Hennessy Louis Vuitton (LVMH).

Pasuria e Musk nisi të rekuperohej dhe tani ka vlerën 192 miliardë dollarë, 55 miliardë dollarë më shumë nga fillimi i vitit – ndërsa pasuria e Arnault ka rënë me 5 miliardë dollarë në 24 orët e fundit. Vlera e pasurisë së tij është 187 miliardë dollarë.

Arnault i zuri vendin Elon Musk si personi më i pasur në botë në dhjetor të vitit të kaluar, pasi vlera e aksioneve të LVMH pësoi rritje. Në të njëjtën kohë, pasuria e Musk pësoi rënie pasi çmimi i aksioneve të Tesla-s ra nga frika e investitorëve për faktin që Musk kishte blerë Twitter-in dhe po përqendrohej në biznesin e ri.

Pasuria e Musk është e lidhur drejtpërdrejt me çmimet e aksioneve të Tesla, prodhuesit të makinave elektrike, nga i cili ai zotëron rreth 13%. Aksionet e Tesla-s janë rritur 88% që nga fillimi i vitit.

Personi i tretë më i pasur është themeluesi i Amazon, Jeff Bezos, i cili ka një pasuri rreth 144 miliardë dollarë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco