Ja për cilën nga vajzat e familjes Kylie Jenner është ‘tezja e preferuar’

Ja për cilën nga vajzat e familjes Kylie Jenner është ‘tezja e preferuar’

13:28, 25/05/2023
A+ Aa A-

Duket se në familjen Kardashian ekziston një “garë” e fshehtë jo vetëm për motrën e preferuar, por edhe për tezen e preferuar.

Shpesh kemi dëgjuar Kylie-n të zgjedhë në periudha të ndryshme mes motrave, por në të shumtën e kohës motra e saj e preferuar është Khloe.

Por, po Kylie-n cili prej fëmijëve të motrave të saj, e ka teze të preferuar? Vetë miliarderja e mori përgjigjen, pikërisht nga vajza e Khloe-s, True.

E vogla kishte veshur së fundmi një bluzë me fytyrën e Kylie-t të printuar shumë herë, ndërsa kjo e ka lumturuar pafund 25-vjeçaren.

“Ia dola miq”- shkruan Kylie krahas fotos së True Thompson, të publikuar në InstaStory.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco