Irina Shayk: Jam një një nënë që punoj shumë, por di të jem edhe elegante

Irina Shayk: Jam një një nënë që punoj shumë, por di të jem edhe elegante

12:43, 25/05/2023
A+ Aa A-

Irina Shayk ka tërhequr vëmendjen me një sërë veshjesh në Festivalin e Kanës, duke iu shmangur kodit të veshjes tradicionale e duke guxuar.

“Ajo që pritet në Kanë janë fustanet e bukura dhe elegante, dhe doja të argëtohesha pak me këtë”, tha ajo për CNN.

“Është gjithmonë kënaqësi të vish në Kanë, por të kthehesha pas një pauze do të thoshte se mund të tërhiqesha, të shihja se çfarë bëra atëherë dhe të sillja diçka të re. Sepse dua të shoh një lloj tjetër mode në Kanë”, vazhdoi Irina.

“Gjatë 10 viteve të fundit, si moda ashtu edhe unë kemi evoluar. Kjo është një kohë e re me një vizion të ri dhe doja të shfrytëzoja momentin dhe veshjet e ndryshme për t’u argëtuar, për të qenë e lirë dhe për të shprehur një anë tjetër të personalitetit dhe krijimtarisë sime. Dikur nervozohesha në tapetin e kuq, por jo më. Ndihem më rehat në lëkurën time dhe doja që garderoba ime në Kanë të tregonte se mund të jem nënë, mund të jem një nënë që punon dhe prapë të shfaqem elegante dhe të shpreh veten”, shpjegoi supermodelja.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco