Fitorja e Suedisë ka qenë e planifikuar? Fansat e Eurovisionit shpërthejnë në rrjetet sociale, ja pse ata janë kaq të bindur

Fitorja e Suedisë ka qenë e planifikuar? Fansat e Eurovisionit shpërthejnë në rrjetet sociale, ja pse ata janë kaq të bindur

14:04, 15/05/2023
A+ Aa A-

Fansat e Eurovisionit kanë akuzuar festivalin e këngës se kanë manipuluar rezultatet për të lejuar Suedinë të fitojë këtë vit.

Thuhet se organizatorët orkestruan fitoren e Loreen në mënyrë që Suedia të organizonte vitin e ardhshëm që përkon me 50 vjetorin e fitores së grupit ABBA.

Gjithashtu triumfi i Suedisë me përfaqësuesen e saj Loreen shënoi historinë si gruaja e parë që fiton dy herë konkursin.

Por jo të gjithë ishin dakord që Suedia e meritonte vendin e parë dhe mjë pjesë e madhe e fansave spekuluan në rrjet se konkursi ishte manipuluar.

“Nuk po them se është e manipuluar, por… Suedia fitoi një vit para përvjetorit të fitores së ABBA-s, më duket shumë e përshtatshme”, shkroi një person.

“Nuk ka asnjë mënyrë që ata e manipuluan të gjithë këtë gjë në mënyrë që Suedia të mund ta presë atë në 50-vjetorin e fitores së ABBA-s”, shtoi një tjetër.

“Përvjetori i ABBA-s dhe fitorja e Suedisë më duket e çuditshme”, theksoi mes tjerash një tjetër fans.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco