Nita Latifi reagoi ashpër pas deklaratës së Zhakut se ndihet e sigurt në një vend pa shqiptarë

Nita Latifi reagoi ashpër pas deklaratës së Zhakut se ndihet e sigurt në një vend pa shqiptarë

14:02, 15/05/2023
A+ Aa A-

Prej disa ditësh Zhaklin Lekatari ka treguar se është duke qëndruar në Beograd të Serbisë ku vazhdimisht ka postuar momente të ndryshme gjatë ditës ku një ndër to ishte dhe një pamje e flamurit serb ku krahas saj shkruhej “Mirë se vini”.

Mirëpo ajo çka shkaktoi zemërimin e fansave ishte deklarata e ish-opinionistes së  BigBrother Vip ku shprehëj se ndihej më e sigurt në një vend ku nuk ka shqiptarë.

E në mesin e reagimeve të shumta ishte dhe ish-banorja e BBV, Nita Latifi e cila ka publikuarn ë InstaStory deklaratën e Zhaklinës dhe krahas saj shkruan e nervozuar:

“Hipokrizi e gjallë. Marre”.

E reagim i këngëtares duket se nuk i ka shpëtuar as gazetares e cila ka reaguar gjatë mëngjesit të sotëm nëpërmjet një videoje  ku ironizon ish-banoren duke e cilësuar si një pseudokëngëtare  dhe se përpiqet të marrë vëmendje duke nxitur millef dhe urrejtje në rrjetet sociale.

Ndër të tjera Zhaku shprehet se do i besoj partiotizmit të shqiptarëve kur të mësojnë të duan njëri-tjetrin dhe të jenë pro të drejtës.

“Sot në mëngjes shof një pseudokëngëtare që ka vite që tenton të bëhët e famshme por nuk ia del dot. Pasi i iku vëmendja e BigBrotherit tenton dhe vazhdon të qëndrojë në pellgun e vmendjes duke nxitur urrejtje fakti që kush nuk arrin të ketë sukses duke bërë gjëra të bukura por duke nxitur urrejtje tregon për mungesën e talentit dhe të aftësive profesionale. Unë do i besoj patriotizmit tuaj kur tju shoh që vlerat nuk i derdhni më nga dritarja, kur tju shof që mësoni gjuhën shqipe, kur tju shoh që ta doni shokun dhe shoqen si familjarin tuaj. Kur të shoh që do ndërhyni kur ka padrejtësi kur të shoh që do thoni dhe do të jeni pro të drejtës ndërkohë që unë për katër muaj e gjysmë jam përdhunuar verbalisht ngap o ju shqiptarë të nderuar kështu që kur të shoh patriotizmin e vërtetë, atëhëre do i besoj edhe kësaj histerie të re kolektive.”-shprehet ajo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco