Eurovisioni i këtij viti ishte më i ndjekuri në histori

Eurovisioni i këtij viti ishte më i ndjekuri në histori

11:22, 15/05/2023
A+ Aa A-

Eurovisioni i të shtunës mbrëma në Liverpool ishte finalja e madhe më e ndjekur në historinë e këtij kompeticioni, ka thënë BBC, transmeton Syri.net Kosova.

Në Mbretërinë e Bashkuar, pati një maksimum shikueshmërie prej pesë minutash nga 11 milionë njerëz që shikonin dhe një shifër mesatare e shikueshmërisë prej 9.9 milionë ndjekësish, që barazohet me 63 për qind të audiencës televizive, shkruan "The Guardian".

Image

 

Rekordi i mëparshëm i vlerësimeve ishte finalja e vitit 2011, kur një mesatare prej 9.5 milionë vetash u akorduan për të parë edicionin ku fitues u shpall shteti i Azerbajxhanit. Vitin e kaluar, finalja në Torino u ndoq mesatarisht nga 8.9 milionë shikues.

‘Eurovision 2023’ u fitua nga Suedia me përfaqësuese artisten Loreen, e cila gjithashtu bëri histori duke u bërë gruaja e parë që fitoi dy herë Eurovisionin. Ajo triumfoi të shtunën me baladën e saj të fuqishme me titull “Tattoo”– që erdhi më shumë se një dekadë pas fitores së saj në vitin 2012 me këngën “Euphoria”.

Eurovisioni i këtij viti duhej të ishte zhvilluar në Ukrainë pas fitores së theksuar vitin e kaluar të Kalush Orchestras dhe këngës së tyre “Stefania”!

Për shkak të luftës, u vendos që Eurovisioni të mbahej në Britaninë e Madhe, nënkampionja e vitit të kaluar.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco