Psikologia i publikoi mesazhet me të, reagon Efi Dhedhes: Nuk kam pasur informacione se çfarë…

Psikologia i publikoi mesazhet me të, reagon Efi Dhedhes: Nuk kam pasur informacione se çfarë…

10:58, 15/05/2023
A+ Aa A-

Gjatë qëndrimit të Efi Dhedhes në “Big Brother VIP”, psikologia e saj publikoi në rrjetet sociale një pjesë të bisedës me ish-banoren e cila po tregonte për përplasjen që kishte pasur me Zhaklin Lekatarin në prapaskena.

Në mesazhet në fjalë Efi mes të tjerash shkruante se ‘do e kishte mbytur në drru’ ndërsa psikologia shprehet se i vjen mirë që ajo është përmbajtur për të mos e bërë atë veprim.

Kjo gjë u diskutua në “Post Big Brother VIP”, ku ish-finalisja u cilësua si e dhunshme për mesazhet e saj, ndërsa rrjeti e kritikoi psikologen për publikimin e mesazheve me pacienten e saj.

Efi u shpreh se psikologja e saj ka pasur për qëllim vetëm që ta mbrojë atë pas debatit që pati me opinionisten. Sakaq ish-konkurrentja e “Për’puthen” ka reaguar nëpërmjet një videoje në Instagram ku shprehet se marrëdhënia psikolog-paciente ka kaluar tashmë dhe ato janë kthyer në mikesha shumë të mira me njëra-tjetrën.

“Pas ‘post Big Brother’ ka disa reagime në lidhje me psikologen time në lidhje me të cilën unë dua të sqaroj diçka. Kur është bërë emisioni unë nuk kam pasur informacione se çfarë ka ndodhur jashtë dhe kam ngelur po aq e habitur sa një njeri i paditur se çfarë ështe folur. Por, një gjë që dua të sqaroj është se psikologia ime tashmë është një mike e imja pasi ne e kemi kaluar atë fazën paciente-psikologe. E mirëkuptoj shumë dëshirën për të më mbrojtur në ditët e mia më të këqija që unë kam pasur aty brenda.”-thotë Efi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco