Lajmi i fundit

Zhdukja e nënës me tre fëmijët/ Arrestohet burri për dhunë ndaj gruas, shkaktoi vetëvr**jen e vajzës 9-vjeçare

Zbulohet shuma marramendëse që merr Luizi për një performancë!

Zbulohet shuma marramendëse që merr Luizi për një performancë!

11:24, 11/05/2023
A+ Aa A-

Luiz Ejlli arriti që gjatë qëndrimit në “Big Brother VIP” të rrëmbente zemrat e mbarë shqiptarëve dhe tashmë që është jashtë shtëpisë po shijon suksesin e tij.

Ende pa kaluar 24 orë, Luizi mbajti koncertin e parë, ku të pranishëm ishin qindra fansa të këngëtarit.

Këtë fundjavë ai pritet që për dy net të jetë në Kosovë, ku do të performojë në një prej klubeve të Prishtinës.

Kërsheria se sa paguhet këngëtari për një performancë është padyshim e madhe.

Së fundmi burime pranë “N’ZOOM” kanë mësuar se fituesi i BBV paguhet me shifrën 10 mijë euro për një performancë.

Gjatë një prej performancave të Luizit u ngjit në skenë edhe bashkëshorten e tij, Kiara Tito.

Ai i ka dedikuar moderatores këngën e shkruar posaçërisht për të dhe njëzëri gjithë publiku ka kënduar me Luizin, duke u krijuar një atmosferë shumë magjike.

Kiara Tito dhe Luiz Ejlli kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë në finalen e madhe të “Big Brother VIP”.

Celebrimi u zhvillua në tarracën e bashkisë së Tiranës, ku këngëtari dhe moderatorja i thanë zyrtarisht “po” njëri-tjetrit dhe u shpallën ligjërisht burrë dhe grua.

Kiara Tito zgjodhi që të marrë mbiemrin e Luizit, dhe prej së shtunës zyrtarisht moderatorja njihet si Kiara Ejlli.

Mbetet për t’u parë se si do të vazhdojë romanca e tyre jashtë shtëpisë më të famshme në Shqipëi, pasi njohja e tyre duhet thënë ka qenë në kushte jo të zakonshme..

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco