E ka mbështetur publikisht, Noizy flet për Luizin: Ka sakrifikuar çdo gjë për lojën, është i vetmi që…

E ka mbështetur publikisht, Noizy flet për Luizin: Ka sakrifikuar çdo gjë për lojën, është i vetmi që…

11:56, 09/05/2023
A+ Aa A-

Fituesi i edicionit të dytë të Big Brother VIP, Luiz Ejlli ishte banori i cili pati mbështetjen më të madhe nga publiku jashtë shtëpisë, veçanërisht dhe nga personazhet e njohur të showbizit shqiptar

Image

Një ndër artistët që e ka suportuar publikisht këngëtarin ka qenë reperi i njohur Noizy. Ai ka publikuar shpesh herë video të Luizit në rrjetet e tij sociale apo ku i kërkonte të gjithë fansave të tij që ta mbështesnin.

E pas mbarimit të spektaklit të madh, është organizuar një ‘AfterParty’ ku bëri bashkë të gjithë ish-banorët dhe produksionin. Pjesë e festës ishte gjithashtu dhe Rigelsi i cili është takuar për herë të parë me Luizin.

Dhe së fundmi reperi është pyetur rreth mbështetejes së madhe që i ka dhënë Luizit, ku është shprehur se ia vlente pasi ai ka sakrifikuar shumë për lojën në BBV.

Ke mbështetur Luizin pafund, çfarë do na thuash për këtë?

“Pak më para shkëmbeva 2 muhabete me Luizin, e mbështeta se e ndjeva që ia vlen, ka sakrifikuar shumë për lojën është lojtari i vetëm që ka bërë çdo gjë për lojën, thash t’i japim pak mbështetje nga ana jonë e presim mund të bëjmë një bashkëpunim më vonë…”- u përgjigj Noizy.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco