The Weeknd rikthehet te rrënjët e tij, lançon linjën e kafes

The Weeknd rikthehet te rrënjët e tij, lançon linjën e kafes

09:50, 09/05/2023
A+ Aa A-

The Weeknd është zyrtarisht partner me Blue Bottle Coffee, e cila ka nxjerrë në treg së fundmi një linjë produktesh të quajtur Samra Origins. Produktet e reja janë emëruar pas nënës së artistit Samra.

“Kultura etiopiane është një pjesë e rëndësishme e identitetit tim dhe jam krenar që punoj së bashku me ekipin e Blue Bottle Coffee për të ndriçuar traditat, vlerat dhe sigurisht kafen etiopiane”, tha The Weeknd në një njoftim për shtyp. “Duke u rritur, pashë nënën time duke performuar Buna Tetu, një ceremoni tradicionale e kafesë etiopiane. Kjo përvojë shqisore ndihmoi në formimin e të kuptuarit tim për komunitetin dhe më mësoi të nderoj gjithmonë rrënjët e mia.”

Image

Në një deklaratë ekskluzive për “Variety”, The Weeknd shtoi: “Samra Origins bashkon pasionin tim për të dhuruar me dashurinë e prejardhjes sime. Etiopia është vendlindja e kafesë dhe unë e di që Samra e kap atë cilësi duke vënë në dukje vendin e veçantë që Etiopia ka në historinë time.”


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco