Habit Tea Trifoni: Kiara dhe i afërmi i saj më kanë kërcënuar te dera e Topit, më tha 'do të të vras'

Habit Tea Trifoni: Kiara dhe i afërmi i saj më kanë kërcënuar te dera e Topit, më tha 'do të të vras'

23:11, 05/05/2023
A+ Aa A-

E ftuar sonte në "Më lër të flas", Tea Trifoni ka bërë një deklaratë shokuese. Ajo pretendon se Kiara dhe kunati i saj, i cili është punonjës ministrie, e kanë kërcënuar me jetë te dera e Top Channel.

Tea ka shtuar se kjo është arsyeja pse produksioni nuk e ftoi Kiarën në një prej prime-ve dhe se moderatorja është shumë ndryshe jashtë kamerave.

“Te dera e Topit më kanë kërcënuar, Kiara me kunatin e saj, familjarin, më tha do të të vras je kështu je ashtu, është punonjës ministrie ai tjetri. Më thanë që është burri i tezes së saj. I thashë thjesht që hajde, por ai iku.

Njerëzit janë shumë ndryshe mbrapa skene, Kiara nuk thotë asgjë para kamerave, por kur fiken çfarë nuk thotë, shan etj. Kam folur me prduksionin, me Kiarën jo, ajo nuk u ftua në një prime prej kësaj gjëje. Më thanë bëje publike", ka thënë Tea.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco