Nga historia e emrit të djalit, te planet për dasmë, Fifi i tha të gjitha

Nga historia e emrit të djalit, te planet për dasmë, Fifi i tha të gjitha

10:08, 05/05/2023
A+ Aa A-

Fifi dhe partneri i saj, Adisi janë një nga çiftet më të dashur dhe më të komentuar të showbiz-it shqiptar. Pak javë më parë dyshja u bënë prindër të një djali, të cilin e quajtën Theo Mal.

Edhe pse një nënë e re, këngëtarja ka gjetur pak kohë për të zhvilluar një bisedë virtuale me ndjekësit e saj, ku veç shpjegimit të emrit për të birin, ajo ka shtuar edhe dyshimet për një dasmë me Adisin.

E pyetur nga ndjekësit se pse nuk ia vuri emrin djalit ‘Lekë’, ajo u shpreh se dëshira e saj ka qenë për t’ia vënë emrin Gegë, ndërsa tregon edhe arsyen se pse s’ia vendosi.

“Kurre skam pas me ja lan emrin djalit Leke .. Gege kam dasht po sa isha shtatzane sme vinte me e thirr ne ate emer nuk e di pse. Deri sa e gjeta Theo Mal” ka shkruar Fifi.

Sakaq një nga ndjekësit e saj trajton në pyetje temën e dasmës përmes simbolit të unazës, Fifi la të nënkuptuar se po i mungon unaza në gisht.

“Hmm, edhe kjo”, tha Fifi. E mesa duket çifti Adis e Fifi do t’i bashkohen listës së çifteve që duan të martohen këtë verë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco