Kylie Jenner pendohet për operacionet dhe ia vë fajin familjes: Ju vendosët standarte bukurie

Kylie Jenner pendohet për operacionet dhe ia vë fajin familjes: Ju vendosët standarte bukurie

09:46, 03/05/2023
A+ Aa A-

Familja Kardashian njihen edhe për shkak të operacioneve të shumta estetike që kanë bërë për të përmirësuar pamjen e tyre fizike dhe për të vendosur standarde bukurie; por mesa duket Kylie Jenner i vjen keq për promovimin e kësaj kulture të bukurisë perfekte.

Ajo ka folur për ndërhyrjet e saj kozmetike në sezonit të ri të reality shoë-t, ‘The Kardashians’. Kylie u shpreh se sa shumë i vjen keq për operacionet që ka bërë. Përveç kësaj, ajo pranoi se familja e saj ka vendosur standarde bukurie që kanë ndikuar në vetëvlerësimin e grave të tjera:

“Mendoj se të gjithë ne duhet të bisedojmë për standardet e bukurisë që kemi vendosur”, tha Kylie.

Pronarja dhe biznesmenja e Kylie Cosmetics, gjithashtu tha se është e shqetësuar për shëndetin mendor të vajzës së saj Stormi, pasi ka frikë se do të ndjekë hapat e saj vetëm për të marrë miratimin e shoqërisë.

“Nuk dua që vajza ime të ndjekë hapat që kam bërë unë”, tha Kylie. “Do të doja të mos kisha prekur kurrë asgjë”.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco