'Shkëlqimi dhe rënia' e Kim Kardashian në Met Gala 2023

'Shkëlqimi dhe rënia' e Kim Kardashian në Met Gala 2023

09:44, 03/05/2023
A+ Aa A-

Kim Kardashian dukej mjaft e tronditur kur u fotografua duke u kthyer në hotelin e saj pasi mori pjesë në Met Gala me fustanin e saj me perla.

Ndërsa ajo dukej e pabesueshme në fillim të natës, rezultoi se veshja me rruaza nuk ishte zgjedhja e duhur për mbrëmjen në fjalë.

Image

Ndërsa doli nga makina, Kim, 42 vjeçe, dukej se mund të pengohej lehtësisht mbi fijet e perlave të prishura dhe derdhura në takat e saj të larta.

Më herët Kim ishte shprehur se i gjithë fustani i saj ishte krijuar me perla të vërteta. Sa keq që pjesa më e madhe e tyre u shkelën dhe thyen.

Image

Nga ana tjetër po atë natë, ajo dhe ish-i dashuri i saj Pete Davidson shijuan një ribashkim miqësor brenda eventit, pasi Met Gala 2023 i bëri për herë të parë ata bashkë pas një kohe shumë të gjatë.

Kim dhe Pete, u ndanë në gusht të vitit 2022 pas një romance nëntë-mujore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco