Detajet nga takimi i Kiarës me mamanë e Luizit, moderatorja bën gati dasmën

Detajet nga takimi i Kiarës me mamanë e Luizit, moderatorja bën gati dasmën

14:26, 02/05/2023
A+ Aa A-

Historia e dashurisë mes Kiarës dhe Luizit ka qenë kryefjala e mediave prej muajsh tashmë. Çifti që e nisi lidhjen në shtëpinë e “Big Brother”, jashtë do të bëjë gati dasmën e tyre sapo loja të përfundojë në 6 maj për Luizin.

Image

Por, për Kiarën loja ka përfunduar dhe jashtë ka nisur edhe përgatitjet e para për dasmën. Dhe hapi i parë ka qenë pikërisht takimi me vjehrrën. Mamaja e Luizit mbrëmjen e së shtunës ishte në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania” për të surprizuar djalin e saj.

Ndonëse një moment ajo u pyet nga djali i saj për takimin me Kiarën, Anxhelina ia bëri si me shenjë, por nuk foli pasi kjo konsiderohet si informacion nga jashtë.

 Por, është publikuar fotoja e tyre parë bashkë duke shuar kështu zërat se mes tyre mund të ishte një marrëdhënie jo e mirë. Në fotot e shkrepur, shihet zonja Angjelina, teksa është duke ecur për krahu me nusen e saj, moderatoren e njohur.

Image

Ndonëse në rrjet u aludua për një marrëdhënie të ngrirë mes familjarëve të Luizit dhe Kiarës, gjërat janë sheshuar pas takimit të të dyjave, duke nisur një raport të ri familjar. Moderatorja Kiara Tito hapi një llogari në “Instagram” me emrin e Luizit dhe brenda pak orësh, llogaria filloi të ndiqej nga më shumë se 200 mijë persona.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco