Një vit pas ndarjes, Kim Kardashian dhe Pete Davidson takohen për herë të parë në Met Gala

Një vit pas ndarjes, Kim Kardashian dhe Pete Davidson takohen për herë të parë në Met Gala

15:22, 02/05/2023
A+ Aa A-

Kim Kardashian dhe Pete Davidson janë takuar për herë të parë që pas ndarjes në gusht të vitit të kaluar gjatë mbrëmjes në Met Gala.

Vitin e kaluar, çifti u shfaqën së bashku në tapetin e kuq , duke dhuruar një paraqitje për disa sekonda në shkallët e muzeut.

Pavarësisht ndarjes së tyre, Kardashian, 42-vjeç, dhe Davidson, 29-vjeç, duket se kanë ruajtur ende marrëdhënie të mira pasi të dy u fotografuan duke biseduar me këngëtarin Usher.

Image

Komediani i cili e mbajti pamjen e tij të rastësishme me një bluzë Fendi, pantallona lëkure dhe një xhaketë u pa i  buzëqeshur pranë ishit të tij, i cili kishte veshur një fustan Schiaparelli me korse e mbushur me perla.

Vitin e kaluar, dyshja tërhoqën vëmendjen në Met Gala, me yllin e “Kardashians” të veshur me fustanin ikonik të Marilyn Monroe, ndërsa Davidson e ndihmoi atë ngjiste shkallët me fustanin e saj të ngushtë.

Image

Romanca e çiftit zgjati për nëntë muaj pasi u lidhën në xhirimet e “Saturday Night Live”, kur themeluesja e  Skims xhiroi me aktorin një episod në tetor 2021.

Ata u ndanë në gusht 2022 me një burim që na tha në atë kohë se Kardashian dhe Davidson “vendosën të mbeteshin thjesht miq”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco