A ndikon moti në gjendjen shëndetësore dhe emocionale? Ja e vërteta

A ndikon moti në gjendjen shëndetësore dhe emocionale? Ja e vërteta

14:18, 02/05/2023
A+ Aa A-

Ju jeni hasur shpesh me termin çrregullime emocionale sezonale. Ekspozimi ndaj diellit siguron marrjen e vitaminës D, e cila ndikon në nivelet e hormoneve dhe për këtë arsye ndikon edhe në gjendjen shpirtërore.

Në ditët me shi ju ka ndodhur që të qëndroni gjithë ditën në shtëpi të mërzitur nga prishja e planeve për të dalë jashtë. Por ajo që pyesni vërtet veten është nëse moti ndikon apo jo në gjendjen shpirtërore? Hulumtimet kanë treguar se temperaturat e ngrohta dhe ekspozimi në diell luajnë rol pozitiv në gjendjen shpirtërore.

Një raport i publikuar në “Gazetën Britanike të Psikologjisë” thotë se temperaturat e ngrohta ulin ankthin dhe skepticizmin, ndërsa ekspozimi i disa orëve në diell nxit të menduarit në mënyrë pozitive. I njëjti studim tregoi se nivelet e larta të lagështisë dhe shirat e rrëmbyer e bëjnë të vështirë koncentrimin dhe ndikojnë në lodhje dhe përgjumje.

Moti dhe alergjia: alergjitë sezonale ndikojnë shumë në gjendjen shpirtërore, sepse ndërpresin gjumin dhe rutinën e përditshme.

Moti është një nga faktorët që ka ndikim të drejtpërdrejtë në alergji.

Era, shiu, temperaturat ekstreme, lagështira dhe ndotja e ajrit mund ta përkeqësojnë alergjinë. Alergjia është një tjetër faktor që lidhet me motin dhe ndikon në gjendjen e keqe shpirtërore, për shkak të simptomave që ajo sjell.

Nga studimi rezultoi se moti nuk është formues i gjendjes së mirë apo keqe shpirtërore, por ndikon mbi mënyrën se si ndiheni. Moti luan një rol ndikues në shëndetin dhe humorin tuaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco