E ëma e Miley Cyrus fejohet me yllin e ‘Prison Break’

E ëma e Miley Cyrus fejohet me yllin e ‘Prison Break’

11:04, 01/05/2023
A+ Aa A-

E ëma e Miley Cyrus, Tish Cyrus, është fejuar me Dominic Purcell.

Ylli i serialit "Prison Break" i propozoi në Malibu, Kaliforni, gjatë fundjavës. “Një mijë herë…PO” shkroi Tish në Instagram.

Image

Tish, 55 vjeç dhe Purcell, 53 vjeç, konfirmuan romancën e tyre në Instagram në nëntor 2022.

Thashethemet për nisën menjëherë pasi ish-bashkëshorti i saj, Billy Ray Cyrus, nisi të jetonte zyrtarisht me këngëtaren australiane Firerose.

Tish paraqiti kërkesën për divorc për herë të tretë në prill 2022 pas 28 vitesh martesë. Përveç Miley-t, Tish dhe Billy janë prindër të dy fëmijëve të tjerë: Braison, 28 dhe Noah, 23 vjeçe. Tish ka gjithashtu edhe dy fëmijë të tjerë Brandi, 35, dhe Trace, 34.

Ndërsa Dominic Purcell ka katër fëmijë – Joseph, 23, Audrey, 22, dhe binjakët 19-vjeçarë Lily-Rose dhe Augustus – me ish-bashkëshorten Rebecca Williamson.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco