Nuk po riktheheni dot në palestër pas ramazanit?! Trajneri i mirënjohur ju jep këto këshilla

Nuk po riktheheni dot në palestër pas ramazanit?! Trajneri i mirënjohur ju jep këto këshilla

12:21, 25/04/2023
A+ Aa A-

Që nga 23 marsi i këtij viti, besimtarët myslimanë kanë nisur muajin e agjërimit, që mbaroi me 20 prill, duke pasuar më pas me festën e Fitër Bajramit, që manifestohet me shumë ushqime kalorike, që padyshim janë një nxitës i madh në rritjen në peshë. Mirëpo, kur kjo festë mbaron dhe sportistët rinisin aktivitetet e tyre fizike, duke qenë se disa prej tyre gjatë muajit Ramazan i reduktojnë ushtrimet dhe nuk e kontrollojnë ushqimin. Nga ana tjetër, rikthimi në palestër nga një muaj thuajse pauzë, mund të jetë i vështirë.

Gazetari  Erdonit Hoxha i Syri.net. Kosova ka realizuar një intervistë me trajnerin e licencuar, Sabah Osja, i cili ka dhënë disa këshilla për gjithë sportdashësit, sidomos, ata në palestër.

Trajneri, që punon edhe me klientë, online dhe në mënyrë fizike, ndër tjera, tregon edhe pse nganjëherë kemi vështirësi në heqjen e peshës.

Syri net: Festa e Bajramit dhe Ramazani u kryen, a na tregoni fillimisht si duhet të jetë rikthimi në jetë të shëndetshme, sa i përket ushqimit dhe fitnesit?

Sabah Osja: Pas agjërimit ne mësohemi me më pak ushqim në kohë të parregullta dhe mund të jetë e ‘vështirë’ për trupin të kthehet në “normalitet”. Është e rëndësishme që gradualisht të rrisim marrjen e ushqimit.  Ne duhet të zgjedhim 5 vakte më të vogla, duke lejuar trupin tonë të përshtatet me një model të ri të tretjes.  Kjo do të na ndihmojë të na mbajë energjike gjatë ditës.  Përqendrohuni në mbushjen e pjatës tuaj me proteina të cilësisë së mirë dhe zarzavate, perime të freskëta dhe karbohidrate të mira.  Shmangni ngrënien e ushqimeve të pasura me sheqer ose yndyrë, pasi kjo do të ngadalësojë metabolizmin dhe do ta bëjë me të vështirë rikthimin në rrugën e duhur.

Syri net:  Në muajt e pranverës, cili është ushqimi bazë për çdo sportist?

Sabah Osja: Një mënyrë e mirë për të konsumuar një dietë të ekuilibruar dhe për t’u ndjerë të plotësuar pas çdo vakti, është të konsumoni produkte të freskëta, ku mund t’i gjejmë nga frutat dhe perimet e stinës së pranverës. Brokoli, lulelakra, selinoja , majdanozi, speci, patatja dhe rrepa janë më të mirat në këtë periudhe të vitit.

Syri net:  Tani që natyra u gjelbërua, sport në natyrë apo palestër?

Sabah Osja: Aktiviteti fizik në natyrë ulë presionin e gjakut dhe rrahjet e zemrës së një personi.  Si rezultat, stërvitja jashtë ndihet me pak e mundimshme sesa ushtrimet e ngjashme në ambiente të mbyllura, gjë që ju shtyn më afër përformances suaj maksimale. Ushtrimet në natyre stimulojnë të 5 shqisat në një mënyrë që aktivitetet e brendshme nuk munden.  Për më tepër, të qenit jashtë në natyrë ndikon në anën psikologjike në mënyrë pozitive, duke iu bërë të ndiheni më mirë me veten.

Syri net: Tri gabimet që po i bëjmë në ushqim dhe palestër?

Sabah Osja: Për sa i përket gabimeve që bëjnë në palestër ka shumë , por po përmend verëm tre prej tyre: 1. Fillimi i stërvitjes pa u ngrohur, 2. pushimi për shumë gjatë (ose shumë shkurt), 3.keqbërja e ekzekutimit te ushtrimeve. Ndërsa, për sa i përket ushqimeve është duke mos ngrënë mjaftueshëm karbohidrate, anashkaluar vaktet, shumë proteina si dhe duke harruar që pijet përmbajnë edhe kalori.

Syri net:  Tri arsye përse ne s'po mundemi të heqim peshën e tepërt?

Sabah Osja: Dificiti i kalorive , konsumimi i ushqimeve që përmbajnë kalori të tepërta si dhe disiplina e aktivitetit fizik (te mos ushtruarit aq sa duhet , mosikja në palestër , pushimi i tepërt)

Syri net:  Tri gjëra në jetë, të domosdoshme për sportistët?

Sabah Osja: Përkushtimin, qëndrueshmërinë, synimin.

Syri net:  Këshilla juaj që ja jep klientëve çdoherë?

Sabah Osja: Të përqendrohen në një plan afatgjatë, pasi zhvillimi i trupit nuk është një sprint i shkurtë por një maratonë e gjatë.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Sabah Osja (@iam__osja)

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Sabah Osja (@iam__osja)

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Sabah Osja (@iam__osja)

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco