‘Boll me mua!’/Efi debaton ashpër me Qetsorin: Ule zërin, mos më trego…

‘Boll me mua!’/Efi debaton ashpër me Qetsorin: Ule zërin, mos më trego…

21:11, 24/04/2023
A+ Aa A-

Efi dhe Qetsori kanë debatuar gjatë orëve të vona na dhomën e gjumit pasi ky i fundit po diskutonte me banorët rreth finales dhe lojës së Kristit.

Mirëpo Efi duket se është bezdisur nga ai dhe i ka kërkuar që të largohet nga dhoma e gjumit e të vazhdonin bisedën në living, pasi po e pengonin të flinte.

Pjesë nga debati:

Efi: E kuptoj që keni  shumë qejf të dilni në prime, po na li rehat tani të flemë.

Qetsori: Po ti sot në drekë ke fjetur, dje ke fjetur, në darkë ke fjetur, tani ti do flesh ditë e natë apo ça?

Efi: Unë fle sa herë të dua. A ishe duke fjet ti qëpar mo zotëri?

Qetsori: U zgjova se bëra kërcimin, më zgjoi Vëllai i Madh.

Efi: Nuk të zgjova unë.

Qetsori: E tani ti ça do nga unë?

Efi: Ule zërin!

Qetsor: Unë flas si dua në shtëpi, ça problemi ka?

Efi: A ke pak respekt?

Qetsor: Kam respekt, si s’kam, po ça i ke këto parrulla?

Efi: Kam një ore që po flas.

Qetsor: Orët e tua.. princesha kjo.

Efi: Mos më trego princesha ti mua, lëri këto. Boll me mua!

 

   

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco