FOTO/ Djali i Rihanna-s, bebushi më 'cool' që do të shihni sot

FOTO/ Djali i Rihanna-s, bebushi më 'cool' që do të shihni sot

09:54, 22/04/2023
A+ Aa A-

Këtë javë, Rihanna bashkë me familjen e saj ka qenë në Paris, për t’u dhuruar paparacëve një super foto, në të cilën shihet superylli dhe djali i saj, të veshur më bukur se kurrë.

Image

Njësoj si mami dhe babi, edhe vogëlushi ishte veshur me shumë stil, me një xhaketë nga Fendi, në të pjesën e pasme të së cilës shkruhej “Trouble” (“Telash”).

Riri na ka treguar ca veshje fantastike gjatë periudhave të shtatzënive, duke revolucionuar stilin e grave shtatzëna, por mesa duket, në të njëjtën rrugë do të shkojë dhe i biri, emri i të cilit ende nuk është bërë publik.

Rihanna ka folur më parë për Vogue rreth stilit të djalit dhe është shprehur: “Dua ta vesh me rroba që s’janë thjesht veshje bebesh. Dua ta vesh me rroba me motive florale, me rozë. Më pëlqen shumë. Kur ke një ide në kokë, në gjysmën e rasteve s’e realizon dot, sepse rrobat për bebe janë shumë të mërzitshme”, tha këngëtarja, duke shtuar se ndoshta, një ditë, Fenty do të krijojë rroba për bebusha. “Lërini fëmijët të jenë cool. Fëmijët meritojnë të jenë cool”, tha ajo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco