Thuhet se princi William 's’ka interes' të flasë me të vëllai, princin Harry

Thuhet se princi William 's’ka interes' të flasë me të vëllai, princin Harry

09:47, 22/04/2023
A+ Aa A-

Megjithëse princi Harry do të marrë pjesë në kurorëzimin e mbretit Charles III, më 6 maj, mos prisni që të ketë një pajtim të vëllezërve dhe aq më tepër, një foto të të dyve. Sipas burimeve, William “s’ka interes” (as dëshirë) që të flasë me vëllain, autorin e librit “Spare”.

Një burim i afërt me familjen mbretërore tha për ET: “William është ende i mërzitur me librin e Harry-t. Ai ndihet i tradhtuar dhe s’ka interes që të komunikojë me Harry-n përpara kurorëzimit, rreth mosmarrëveshjeve të tyre”.

Nga ana e Harry-t ka pasur ndonjë përpjekje tek-tuk për të rregulluar raportet me vëllain dhe të atin, por pa shumë sukses.

Princi Harry dhe Meghan Markle kanë folur shpesh për vendimin e tyre për t’u shkëputur nga familja mbretërore, në vitin 2020. Ata publikuan një serial në Netflix, “Harry & Meghan”, në të cilin ndanë detaje nga jeta e tyre private dhe me familjen mbretërore, gjithashtu Harry publikoi edhe “Spare”, librin e tij me kujtime, ku shprehej “pa filtër” rreth situatave të ndryshme që prej fëmijërisë e deri te vendimi për të hequr dorë nga privilegjet mbretërore.

Në një intervistë për Tom Brady, Harry tha se shpreson që para kurorëzimit të mbretit, të mund të ulet me familjen dhe të flasë për dallimet e tyre, por sipas burimit në fjalë, me shumë mundësi, dëshira e tij nuk do të realizohet.

Sa i përket pjesëmarrjes në kurorëzim, Harry do të shkojë i vetëm, pasi Meghan Markle vendosi të qëndrojë në Kaliforni për të festuar ditëlindjen e djalit, Archie, i cili ka lindur në të njëjtën ditë me kurorëzimin e Charles.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco