Ka një aryse pse Ben Affleck mendon se J.Lo është 'mbinjerëzore' dhe bën sens

Ka një aryse pse Ben Affleck mendon se J.Lo është 'mbinjerëzore' dhe bën sens

09:42, 22/04/2023
A+ Aa A-

Ben Affleck, i ftuar në “The Drew Barrymore Show”, tregoi arsyen pse mendon se J.Lo është “mbinjerëzore” dhe se ajo ha çdo gjë që do, por sërish duket 20 vite më e re.

“Jennifer thjesht ha gjithçka që do. Pica, biskota, akullore, çdo gjë”, tha Ben dhe këtu vjen pjesa e “mbinjerëzores”, sepse J.Lo duket gjithnjë në top formë. “Ajo stërvitet. Edhe unë e bëj, por nuk dukem 20 vite më i ri”, shtoi Affleck dhe në fakt, kështu siç e përshkruan ai, bën sens.

Aktori tha se bashkëshortja ka disiplinë dhe etikë pune, por u shpreh edhe se Lopez është gruaja më e bukur në botë dhe se duket një yll!
 
J.Lo është 53 vjeç dhe ka një trup për t’u pasur zili. Këtë e ritregoi sërish në trailer-in e filmit “The Mother”, në të cilën nga një grua seksi kalon në një nënë me instinkte të jashtëzakonshme që lufton për të mbrojtur vajzën e saj. “Jam një vrasëse. Por, jam edhe një mama”, thotë J.Lo në trailer-in e filmit, por për të shoqin, është “mbinjerëzore dhe gruaja më e bukur në botë”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco