Arrestohet fansja e Travis Barker, tentoi të hynte me forcë në shtëpinë e tij

Arrestohet fansja e Travis Barker, tentoi të hynte me forcë në shtëpinë e tij

09:04, 22/04/2023
A+ Aa A-

Një fanse e çmendur e Travis Barker është arrestuar pasi ka përplasur makinën e saj përmes portës së sigurisë së lagjes së tij në përpjekje për ta takuar atë.

E dyshuara edhe më herët ishte dënuar për shkelje të rregullave. Sipas TMZ, gruaja bëri përpjekje të shumta për të hyrë në pronën e bateristit.

Image

Madje ajo u përpoq të paktën katër herë të hynte në shtëpinë e tij me pretendimin se ai e kishte ftuar atë përmes mediave sociale për ta vizituar.

Në përpjekje për të hyrë në pronën e tij, gruaja u vu re nga ekipi privat i sigurisë së Barker dhe u ndalua deri sa mbërritën forcat e rendit.

Muzikanti nuk ishte në shtëpi në momentin e incidentit, pasi ai ishte duke u kthyer nga provat me grupin e tij për koncertin e tyre të ardhshëm në “Coachella”.

Barker, 47 vjeç, po planifikon të paraqesë një urdhër ndalimi kundër gruas.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco