Nga Ronaldo tek Kim Kardashian, pse Twitter po i heq shenjën blu të verifikimit personave të famshëm?

Nga Ronaldo tek Kim Kardashian, pse Twitter po i heq shenjën blu të verifikimit personave të famshëm?

12:36, 21/04/2023
A+ Aa A-

Që kur Elon Musk bleu Twitter, ndryshimet në këtë aplikacion s’kanë ndaluar.

Musk vendosi rregullat e reja sipas dëshirës së tij, madje tashmë ka vendosur edhe një kusht të ri: S’ka më shenjë verifikimi vetëm sepse je personazh i famshëm.

Tashmë, kushdo që dëshiron një shenjë blu verifikimi duhet të paguajë 84 dollarë në vit.

Pra, Musk po kërkon më tepër para! Për këtë arsye ai i ka hequr shenjën e verifikimit edhe llogarive të VIP-ave.

Më 20 prill, siç kishte njoftuar Musk, Twitter filloi të kontrollonte mijëra llogari të verifikuara “të trashëguara” – ato që kompania i kishte konsideruar më parë si “aktive, të dukshme dhe autentike” – përveç nëse ata përdorues ishin abonentë të Twitter Blue.

Disa nga të famshmit më të ndjekur në Twitter që kanë humbur statusin e tyre të verifikimit përfshijnë Justin Bieber, Beyonce, Katy Perry, Cristiano Ronaldo, Lady Gaga, Kim Kardashian, Selena Gomez, Bill Gates, Justin Timberlake, Shakira, Jennifer Lopez, Oprah Winfrey e shumë të tjerë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco