Justin e zuri gjumi gjatë performancës së Frank Ocean: Si qëndron e vërteta?

Justin e zuri gjumi gjatë performancës së Frank Ocean: Si qëndron e vërteta?

11:30, 19/04/2023
A+ Aa A-

Në rrjetet sociale po qarkullon një video në të cilën Justin Bieber shihet me sy mbyllur në mes të një turme në Coachella, duke dëgjuar performancën e Frank Ocean dhe në video thuhet se këngëtarin e kishte “zënë gjumi”.

Menjëherë nisën komentet: “Çojeni në krevat”, “Po mediton”, “Jam i bindur që shumë të tjerë fjetën”, etj. Nga ana tjetër, një numër i konsiderueshëm njerëzish thanë se Justin po ndiente muzikën dhe po përqendrohej në performancën e Frank Ocean, i cili ngjitej sërish në skenë pas 6 viteve mungesë.

@pineappleonpisa six yrs but it’s past his bedtime #coachella #frankchella #teamselena #fyp ♬ original sound - user272927207382

E me thënë të drejtën, nuk kemi parë ndonjëherë një njeri ta zërë gjumi në këmbë dhe me gjithë zhurmën dhe njerëzit vërdallë, s'është çudi që Justin ka zgjedhur të mbyllë sytë dhe të shijojë muzikën.

Gjithashtu, Justin bëri edhe një postim në Instagram, duke mbrojtur performancën e Frank, pas kritikave të shumta që mori nga pjesëmarrësit në Coachella për faktin që u ngjit vonë (pothuajse 1 orë me vonesë) dhe zbriti shpejt nga skena, shumë herë nuk këndoi live, i ktheu shpinën turmës, si dhe nuk këndoi këngët e preferuara të fansave.

Njerëzit thanë se u zhgënjyen nga performanca e shumëpritur dhe menjëherë, Justin postoi një kolazh me fotot e performancës dhe shkroi: “U mahnita nga performanca e Frank Ocean në Coachella. Arti i tij është thjesht i pakrahasueshëm, stili, shija, zëri, vëmendja ndaj detajeve…U frymëzova shumë. Më bëri të dua të eci përpara dhe të bëhem një artist më i mirë. Ai vazhdon të vendosë standarde të larta dhe më dhuroi një natë që s’do ta harroj kurrë! Faleminderit, Frank”, shkroi këngëtari.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco